Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFitimi i sektorit bankar 7.43 miliardë lekë

Fitimi i sektorit bankar 7.43 miliardë lekë

Fitimi i sektorit bankar, i matur sipas standardeve raportuese të Bankës së Shqipërisë, për 7-mujorin e këtij viti shënoi vlerën e 7.43 miliardë lekëve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues rezultoi 34% më pak. Sipas BSH-së, rënie ka shënuar kthimi nga kapitali aksioner, me 7.06%, nga 11.71% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithashtu edhe kthimi nga aktivet këtë vit paraqitet në rënie, në nivelin 0.77%, nga 1.27% që kishte qenë në korrik 2021. Ekspertët e bankave shprehen se, rënia e fitimeve mund të jetë e lidhur me një qasje më të kujdesshme që sistemi bankar po merr kundrejt rreziqeve në rritje të lidhura me inflacionin e lartë, pasi sipas tyre, treguesi kryesor që mat cilësinë e aktiveve të sektorit bankar, raporti i kredive me probleme, aktualisht nuk ka shfaqur ndryshime. http://ata.gov.al/2022/09/13/fitimi-i-sektorit-bankar-7-43-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments