Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART “Nautica” me 527 turistë amerikanë

 “Nautica” me 527 turistë amerikanë

Kroçera “Nautica” me 527 turistë amerikanë është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Gjatë ditës turistët do të vizitojnë qendrat muzeale, arkeologjike dhe historike në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Krujës. Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, mësohet se kroçera ka lundruar gjatë natës së kaluar nga Porti i Sirios (Greqi) drejt Durrësit. Anija turistike po kryen një tur lundrimi në 9 porte të Adriatikut dhe Jonit, kryesisht në Itali, si dhe në tre porte të Greqisë, Kroacisë dhe Shqipërisë. Nga Qendra e Informacionit, mësohet gjithashtu se anija me gjatësi 180 metra dhe flamur të ishujve Marshall u akostua në kalatën 5 sot në orën 7.30 dhe se në mbrëmje do të lundrojë drejt Dubrovnikut, Kroaci. Autoriteti Portual Durrës thotë se ka marrë të gjitha masat për pritjen e anijes dhe sigurinë e turistëve në territorin portual.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments