Në tremujorin e dytë të këtij viti niveli i papunësisë ishte 11.1 %, duke shënuar rënie me 1.1 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, dhe me 1 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
INSTAT publikoi Anketën tremujore të forcave të punës, sipas së cilës gjatë periudhës prill-qershor, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 4.3 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, dhe me 1.4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022.
Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 72.8 %.
Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 3.8 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0.8 pikë përqindje.
Referuar të dhënave të Anketës, ritmi vjetor i ndryshimit të punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i dytë i vitit 2021 në tremujorin e dytë 2022, është rritur me 4.1 %.
Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 7.1 % në sektorin e industrisë, me 2 % në sektorin e shërbimeve, dhe me 4.9 % në sektorin e bujqësisë.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit, në tremujorin e dytë 2022, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 1.7 %. Punësimi u rrit me 1.6 % në sektorin e industrisë me 2.3 % në sektorin e bujqësisë dhe me 1.4 % në sektorin e shërbimeve.http://ata.gov.al/2022/09/13/instat-punesimi-u-rrit-me-4-3-udheheq-sektori-i-industrise/