Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTOdhise Paskali, babai i skulpturës shqiptare

Odhise Paskali, babai i skulpturës shqiptare

Më 13 shtator 1985, u nda nga jeta skulptori Odhise Paskali, akademik e “Nderi i Kombit”. U edukua në degën e skulpturës në Universitetin e Torinos, ku i përmbylli studimet në vitin 1927. Me t’u kthyer në Tiranë, do të hidhte themelet e skulpturës shqiptare, duke u shquar në veçanti për realizimet e karakterit monumental. Odhise Paskali ia kushtoi jetën zhvillimit të artit në Shqipëri. Skulpturat e tij monumentale janë vendosur në sheshet e qyteteve kryesore të vendit. Grafikat e realizimeve të tij janë përdorur në pasaportën shqiptare, në monedha, në pulla postare, në kartolina dhe në publikime qeveritare. Në vitet 1947-1953, kreu detyrën e mentorit në Liceun Artistik. Në vitin 1951 u përzgjodh si anëtar i delegacionit kulturor që vizitoi Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1957 u caktua në krye të Galerisë Kombëtare të Arteve. Përtej skulpturës, Paskali njihej edhe si poet, eseist, përkthyes, botues dhe akademik. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar fotografi dhe disa prej skulpturave të punuara prej Paskalit, si “I urituri”, “Luftëtari kombëtar”, “Njeriu”, “Ismail Qemali”. Gjithashtu edhe foto të letrës që Paskali i ka dërguar nga Torino, Zef Noraçit, për ta informuar se po merrej me punimet e pllakës së varrit të Ismail Qemalit. Në shenjë vlerësimi për angazhimin e tij artistik, është vlerësuar me shumë tituj prestigjiozë.http://ata.gov.al/2022/09/13/perkujtohet-odhise-paskali-babai-i-skulptures-shqiptare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments