Përfundoi me sukses edicioni i 5-të i “Voskopoja Trail Running”, eventi dy ditor ky në thelb kishte shpirtin sportiv, ku nuk mungoi muzika, adrenalina, dhe argëtimi për fëmijët. Rreth 200 vrapues nga Tirana, Kosova, Maqedonia, Greqia e më gjerë u bënë pjesë e garës malore, e cila ndahej në 3 etapa: 5 km, 10 km dhe 21 km që është gjysmë maratonë. Kombinimi i garës së vrapimit me natyrën e mrekullueshme, i dhanë një dimension tjetër këtij eventi, duke e kthyer në një eksperiencë unike për të gjithë pjesëmarrësit. Edicioni i 5-të i vrapimit malor “Trail Running Albania”, u shoqërua dhe me panair punimesh artizanale, shëtitje në natyrë e shtigje si dhe kulinari. Voskopoja është një prej fshatrave ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në mënyrë harmonike për t’i dhënë asaj vlera turistike të përhershme.
“Voskopoja Trail Running”
RELATED ARTICLES