Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor me të gjitha valutat kryesore ditën e hënë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, leku fitoi terren sërish në kursin e këmbimit me euron dhe u këmbye me 117.49 lekë, duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta. Dollari amerikan u këmbye me 115.52 lekë, ose 1.12 lekë më pak se në fundjavë. Ndërkohë paundi britanik u zhvlerësua me 0.58 lekë dhe zbriti në kuotën e 134.90 lekëve. Monedha zvicerane këmbehet me 120.99 lekë ose 0.93 lekë më pak se një ditë më parë.http://ata.gov.al/2022/09/12/forcohet-leku-monedhat-e-huaja-humbasin-terren-5/