Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKërkime arkeologjike në Dobër

Kërkime arkeologjike në Dobër

Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me Universitetin Oxford (Britani e Madhe), realizuan gjatë periudhës gusht-shtator 2022 kërkime arkeologjike në Dobër/Vagalat, në fushën e Livadhjasë, lugina e poshtme e Pavllës. Akademia e Studimeve Albanologjike bën me dije se objektivi i projektit është të sqarojë kontekstin në cilin, në fillim të shekullit të shkuar, është zbuluar një grup i jashtëzakonshëm skulpturash, që u vendos në Butrint nën kujdesin e arkeologut Dhimosten Budina dhe sot janë të ekspozuara në Muzeun e Butrintit. Zona, objekt i kërkimeve zhvillohet në dy nivele: i poshtmi dallohet nga prania e një muri madhështor tarracimi përgjatë rrugës Livadhja-Konispol e cila mendohet se ndjek rrugën antike që lidhte qytetet e Foinikes dhe Butrintit; i epërmi dallohet nga prania e disa strukturave ku veçohet banesa e fortifikuar-vilë e Dobrës, e gërmuar në vitet ’80 të shekullit të shkuar nga arkeologu Dhimitër Çondi. Këtyre kërkimeve u gjurmua shtrirja e mundshme e strukturës monumentale, e cila lidhet pashmangshmërisht me praninë e një tempulli dhe u nxorën në dritë të dhëna të reja mbi vijimësinë kronologjike të strukturave nga periudha helenistike deri në atë mesjetare. Projekti bashkëdrejtohet nga arkeologët Belisa Muka, Milena Melfi dhe Oliver Gilkes dhe në të morën pjesë arkeologë të Institutit të Arkeologjisë, si dhe studentë nga Universiteti i Oxfordit, Fakulteti i Studimeve Klasike dhe Universiteti i Tiranës, Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.http://ata.gov.al/2022/09/11/kerkime-arkeologjike-ne-dober/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments