Trupa teatrale nga të gjitha trevat shqiptare janë bërë pjesë e edicionit të 9-të të Festivalit Mbarëkombëtar të të Komedisë, “Koko Fest” në Korçë. Siparin e këtij festivali e hapi teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit me komedinë “Të prezantoj babain” e cila në fokus kishte tradhtinë e çifteve. Për 8 netë me radhë, nga data 3 deri më 10 shtator, për artëdashësit u vunë në skenë shfaqje nga 8 grupe teatrale duke bërë bashkë artistët më të mëdhenj të skenës dhe ekranit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe Kosovë. Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës, Zamira Kita është shprehur se për të konkurruar në këtë festival u përzgjodhën komeditë më të bukura . Përgjatë këtyre ditëve Korça u kthye në destinacion e preferuar jo vetëm të turistëve, por edhe të artistëve shqiptarë dhe jo vetëm. Në një bisedë me kreun e bashkisë, Sotiraq Filo artistët u shprehën me shumë dashuri për Korçën dhe artin. Pjesë e aktiviteteve të kësaj javë ka qenë edhe çelja e Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “Gjon Mili” në Korçë, ndaj ndalesa e radhës ishte tek një prej muzeve më unik dhe me jehonë në Shqipëri.http://ata.gov.al/2022/09/11/festivali-mbarekombetar-i-komedise-ben-bashke-artiste-nga-trevat-shqiptare/
Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë
RELATED ARTICLES