European Film Academy Awards, ose siç njihet ndryshe mes entuziastëve të kinemasë ‘Oskari Europian’ është një nga eventet më të mëdha, si nga përmasat, ashtu edhe për nga rëndësia në industrinë e kinëmasë. Festivali i cili njihet ndryshe si EFA, erdhi si një gjetje e Ingmar Bergman më 1988, për të vazhduar realizimin e përvitshëm deri në ditët e sotme. Si një organizim kolosal dhe me rëndësi të veçantë për prodhimet filmike, organizatorët e EFA kanë marrë një iniciativë tjetër prej 2012-tës: të përfshijnë të rinj nga vende të ndryshme të Europës në vlerësimin e filmave. Ky vit e ka gjetur Shqipërinë me një ftesë të veçantë nga organizatorët e festivalit, pikërisht në kuadër të Young Academy Awards. Zyra e Filmit Tiranë si pjesë e Agjencisë së Industrisë Kreative (pjesë e Bashkisë Tiranë), në bashkëpunim dhe me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, organizojnë tridhjetë të rinj shqiptarë, të grupmoshës 12-14 vjeç do të luajnë rolin e jurisë me të drejtën e votimit për dy filma dhe një dokumentar, selektuar paraprakisht nga EFA. Ky proces votimi do të zhvillohet paralelisht në 42 vende të botës, për të përzgjedhur më pas kandidatin më të mirë për në ‘short list’-ën e festivalit. Projektet e përzgjedhura do të shfaqen fillimisht për të rinjtë në një periudhë prej tre ditësh, për tu mbajtur më pas ceremonia e çmimeve më 13 Nëntor 2022 në Erfurt (Gjermani). Pjesa tjetër e pjesëmarrësve do të kenë mundësinë ta ndjekin eventin online nëpërmjet website-t zyrtar të YAA. Young Academy Awards është gjithashtu pjesë e “European Film Club” (Klubi i Filmit Evropian), i cili shërben si një platformë dhe rrjet lidhës kinematografik për të rinjtë nga i gjithë kontinenti, që do të kenë akses të vazhdueshëm për të parë dhe për të diskutuar filma europianë në kinematë e reja që priten të çelen në qytet si ajo e Agimit dhe Maks Velos. Përfshirja e të rinjve në rolin e jurisë do t’i ndihmojë këta të fundit që përmes iniciativës së YAA, të kenë mundësi të zbulojnë dhe të njihen me prodhime të një kualiteti të lartë artistik të Europës. Jo vetëm kaq, pasi ky event do të shërbejë gjithashtu si një urë e fortë lidhëse mes kulturave, duke rritur mbi të gjitha ndërgjegjësimin për çështje sociale të rëndësishme. Kjo iniciativë i kurajon entuziastët e rinj të kinemasë për tu shndërruar në katalizatorë të ndryshimeve pozitive dhe mbështetës në të kuptuarit të problemeve të fqinjëve të tyre të së njëjtit kontinent. YAA organizohet nga European Film Academy Productions, me suportin e Mitteldeutsche Medienforderung dhe Creative Europe Media.http://ata.gov.al/2022/09/11/zyra-e-filmit-ne-bashkine-tirane-nje-nga-organizatoret-e-european-young-academy-awards/
European Young Academy Awards
RELATED ARTICLES