Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ART“Sarajevo Safari”

“Sarajevo Safari”

Një film i ri për luftën në Bosnjë po bën bujë, pasi prek për herë të parë diçka të pathënë mbi rrethimin e Sarajevës, aty ku prej nga u zhvillua një prej dramave të rënda të luftës së viteve ’92-’95. Dokumentari i fundit i regjisorit slloven Miran Zupanic tregon një histori të të huajve të pasur që paguanin për të qëlluar mbi njerëzit në Sarajevë gjatë rrethimit në kohën e luftës, por veteranët serbë boshnjakë të luftës këmbëngulin se filmi bazohet në një gënjeshtër. Filmi “Sarajevo Safari” sjell rastin e një “gjuetie për sport” që është bërë mbi civilët për t’i vrarë ‘kot për qejf’ gjatë kohës së rrethimit të Sarajevës. “Sarajevo Safari” është një histori tronditëse, ndërsa historia bazohet në dëshminë e një ish-oficeri të paidentifikuar të inteligjencës, i cili në atë kohë punonte si agjent për “një agjenci të rëndësishme amerikane”, sipas regjisorit Zupanic. Në kushte anonimiteti, ish-agjenti foli për të huajt e pasur që paguanin për të vizituar snajperët e Ushtrisë Serbe të Bosnjës dhe qëllonin mbi njerëzit në kryeqytetin Sarajevë gjatë luftës së viteve 1992-95, kur qyteti ishte nën rrethim. “Isha në Grbavica, lagja e Sarajevës, ku pashë se si, për shuma të caktuara parash, të huajt hynin për të qëlluar mbi qytetarët e rrethuar të Sarajevës,” thotë ish-agjenti në film. Reagimet nga serbët e Bosnjës Republika Srpska kanë qenë të tërbuara, me kreun e shoqatës së veteranëve serbë të luftës të Bosnjës që i quajti pretendimet e regjisorit “një gënjeshtër të shëmtuar”. . “Sarajevo Safari” është një dokumentar brutal, por në të njëjtën kohë thellësisht filozofik, që ngre pyetje për natyrën e mendjes njerëzore. “Sigurisht që më shqetëson që mund të ketë njerëz që paguajnë për t’u lejuar të qëllojnë njerëz të tjerë. Kjo është diçka që është e pamundur të durohet,” tha Zupanic. Megjithatë, dokumentari nuk shpjegon se sa të huaj iu bashkuan vrasjeve me snajper, sa paguanin apo kush i organizoi vizitat, kryesisht për mungesë provash dhe dëshmitarësh. Regjisori këmbënguli se shumë dëshmitarë të tjerë fillimisht pranuan të bisedonin, por më vonë nuk pranuan të flasin para kamerës.https://lajme.rtsh.al/artikull/-sarajevo-safari-ku-njerezit-vriten-per-qejf-pse-ky-dokumentar-ka-nxitur-polemika-ne-bosnje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ