Lajmi qarkullonte prej ditësh, por të premten ka ardhur edhe zyrtarizimi. Porsche nuk do të hyjë në Formula 1 me Red Bullin. Kompania gjermane e makinave ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se bisedimet me skuadrën e Milton Keynes janë mbyllur përfundimisht pa arritur asnjë marrëveshje. Drejtuesit e kompanisë nga Shtutgarti kanë treguar edhe arsyet e dështimit të kësaj marrëveshjeje: “Premisat kanë qenë gjithmonë ato të një marrëveshjeje të bazuar në kushte barazie, e cila përfshinte jo vetëm partneritetin e motorit, por edhe ekipin. Dhe ky objektiv i fundit nuk mund të arrihet. Me finalizimin e ndryshimit rregullator të 2026, Formula 1 padyshim mbetet një skenar tërheqës për Porsche, dhe për këtë arsye ne do të vazhdojmë ta monitorojmë atë” – shkruhej në komunikatë. E menjëherë lajmet që fillojnë të qarkullojnë tregojnë për ndryshimin e kursit nga ana e Porsche. Kompania gjermane e makinave mund të bashkëpunojë me McLaren. Qëllimi i Porsche nuk është vetëm furnizimi me motorë duke filluar nga viti 2026, por edhe investimi pikërisht në një ekip ku do të ketë mundësi dhe fuqi në vendimmarrje.https://sport.rtsh.al/artikull/porsche-i-thote-jo-red-bullit
Porsche i thotë jo Red Bullit
RELATED ARTICLES