Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTVllaznia, Josa: Synojmë fitoren

Vllaznia, Josa: Synojmë fitoren

Vjen në sfidën e javës së 4-t pas dy fitoreve radhazi, por për trajnerin e Vllaznisë, Mirel Josa, ndaj Egnatias gjithçka nis nga fillimi. “Nuk do të thotë gjë që fituam dy ndeshje. Humbja me Erzenin na qëndron prapë si një gjilpërë që na shpon dhe do të qëndrojë. Ne kemi një ndeshje shumë të vështirë, për faktin se do të kemi përballë një skuadër e cila është organizuar për të fituar. Edhe ajo skuadër ka bërë tre ndeshje nga të cilat dy i ka humbur dhe një e ka fituar. Arriti një fitore të vështirë në transfertë në Laç. Ka humbur dy ndeshje që mund të dilnin dhe ndryshe. Kjo na bën që këtë skuadër ta vlerësojmë maksimalisht. Dua të them që ky vlerësim nuk bëhet vetëm se është Egnatia, por ky klub ka bërë shumë lëvizje në skuadër dhe ka hyrë me pretendime”. Janë katër ish-kuqeblu në skuadrën aktuale të rrogozhinsve, por kjo nuk e shqetëson kryeqytetasin e stolit shkodran, ashtu sikundër nuk e tremb fusha e huaj. “Nuk është ballafaqim brenda familjes. Po luan Egnatia me Vllazninë. Ata lojtarë, ose ata drejtues tani punojnë për Egnatian, por më parë kanë qenë pjesë e Vllaznisë. Kështu e ka futbolli. Unë nuk e shikojë në këtë drejtim. E shikojë në mënyrën si do të shkojë loja dhe se si do ta respektojmë atë futboll. Mua më intereson që lojtarët e mi të jenë të fokusuar 100%. Të jenë në gjendje të thyejnë manovrën sulmuese të ekipit të Egnatias dhe njëkohësisht të kemi prioritetet tona për sa i përket sulmit”. Josa shkon në çdo ndeshje për të marrë maksimumin, përtej mungesave që Vllaznia do të ketë në duelin me Egnatian. “Për mua çdo ndeshje është detyrim për t’u fituar. Jo se është Egnatia nesër. Edhe Egnatia e ka detyrim të fitojë. Varet se si do ta respektojmë ne futbollin. Nuk ka vend që mungesat e një lojtari, si Latuifi, si Marku, si Hakaj, sepse as Hakajn nuk e kemi, nuk e shqetëson një trajner. Por ne e kemi organizuar skuadrën në mënyrë të tillë që t’i kemi parasysh dhe këto gjëra”. Për trajnerin e Vllaznisë, është ende herët për të folur për objektivat sezonalë. “Jemi shumë shpejtë për të folur për titull. Kemi filluar shumë shpejtë për të folur për titull. Ne do të shohim si do të konsolidohem, e kam thënë dhe më përpara si të konsolidohemi për të qenë një skuadër”. Takimi Egnatia-Vllaznia luhet të shtunën në Rrogozhinë, duke nisur nga ora 15:00.https://sport.rtsh.al/artikull/vllaznia-josa-egnatia-si-gjithe-te-tjerat-synojme-fitoren

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments