Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTShehi: Provë force

Shehi: Provë force

Tirana po përgatitet maksimalisht për ndeshjen e javës së katërt, teksa ditën e shtunë në orën 15:00 do të përballert me Kastriotin në Kamëz. Në ekip atmosfera është pozitive dhe bardheblutë do të kërkojnë të rimëkëmben pas humbjes së fundit ndaj Vllaznisë. Edhe pse nuk do të jetë e lehtë, sepse shifrat nuk flasin për ekipin e Shehit. Sezonin e kaluar Tirana u shpall kampione, megjithatë në katër përballje të luajtuara me krutanët ekipi i Shehit regjistroi 2 humbje 1 fitore e një barazim dhe tekniku është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit. “Këto janë statistikat, jemi të vetëdijshem për forcën e kundërshtarit, në fushën e tyre i bejnë detyrat mjaft mirë. Na pret një ndeshje e rëndësishme”. Mbrojtja ndoshta është thembra e Akilit që bardheblutë po vuajnë në këto javë. Shehi është munduar shpesh të stabilizojë prapavijën duke provuar disa herë Najdovskin me Përgjonin në qendër, apo edhe Toshevskin, duke parë se Behiratche nuk jep garancitë taktike që kërkon Shehi në atë pozicion. Largimi i Hoxhallarit ende dhemb për Shehin që e pranon vetë. “Lojtarët kanë ardhur vonë dhe nuk kemi pasur shumë kohë për punë ndryshe nga vjet që punuam 3 muaj të plota. Gjithmonë ka nevojë për përmirësim. Vendin e Hoxhallarit akoma nuk kemi arritur ta stabilizojmë sepse na ka lënë një boshllëk të madh. Më pas Orges Shehi foli për gjendjen fizike të dy lojtarëve si Hussein dhe Limaj, të cilët nuk do të jenë gati për sfidën e së shtunës”. Në orët e fundit në mediat e shkruara është përfolur për një interesim të Shkëndijës së Tetovës për Orges Shehin. Kuqezinjtë janë pa trajner pas largimit të Shaqirit dhe 44-vjecari është parë si profili ideal, vetë Orges Shehi ka një koment në lidhje me këto zëra. “Sot jemi para ndeshjes. Deri me 31 maj jam trajner i Tiranës. E kam të ngulitur në mendje mjaft mirë pasi pas ndeshjeve të Europës kërkoja që të bëhej një ndryshim për të marrë përgjegjësitë e skuadrës edhe pse skuadra çedoi në disa momente edhe për shkak gabimesh nga disa lojtarë por duke qenë trajner mendoj që trajneri duhet të marrë përgjegjësitë përsipër. Nuk është momenti për të folur për këtë pasi fokusi është 100% në ndeshjen nesër”.https://sport.rtsh.al/artikull/kastrioti-tirana-ne-rtsh-orges-shehi-prove-force

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments