Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“Gjakova Trial”

“Gjakova Trial”

Në Gjakovë përkatësisht në vendin e quajtur Shkugëz ka nisur gara e vrapimit “Gjakova Trial 2022”, e organizuar nga kjo komunë. Rreth 200 atletë janë bërë pjesë e këtij organizimi të cilët do të vrapojnë në një shteg prej 20 kilometrave. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha për KosovaPress, se është i impresionuar nga interesimi kaq i madh për të qenë pjesë e këtij aktiviteti, derisa bëri të ditur se ky aktivitet do të jetë tradicional nga ky vit e tutje “Po ndihem mirë që në Shkugëz të Gjakovës po organizohet një garë kësi soji ku ka vrapues, sportistë, sportdashës prej pothuajse të gjitha vendeve të regjionit dhe më gjerë. Është një organizim i jashtëzakonshëm për shkak se është edhe promovim i një zone me të vërtetë fantastike që e kemi në Gjakovë. Këtu ndodhin shumë aktivitete sportive, por “Gjakova Trail”, që po ndodhë sot është promovim i jashtëzakonshëm dhe do të shndërrohet në një garë tradicionale që do të mbahet për çdo vit”, tha Gjini. Në përfundim të garës do të ndahen medaljet për garuesit më të mirë.http://ata.gov.al/2022/09/10/nis-gara-e-vrapimit-gjakova-trial-gjini-do-te-jete-aktivitet-tradicional/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments