Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKandidatura e Shqipërisë në “Oscars”

Kandidatura e Shqipërisë në “Oscars”

Përfaqësuesi i Shqipërisë në çmimet “Oscar” do të jetë filmi i regjisorit të ri Gentian Koçi. Lajmi është dhënë nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, sipas së cilës kandidatura zyrtare e Shqipërisë për kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”, në edicionin e 95-të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS) është filmi “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur” me skenar dhe regji të Gentian Koçit. Filmi është prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM PRODUCTIONS”. Ky film është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë). Në komisioni përzgjedhës bënin pjesë Eduart Makri, Vladimir Prifti, Genc Përmeti, Diana Çuli, Mirela Oktrova dhe Alert Çeloaliaj, të cilët kanë votuar në mënyrë elektronike dhe të fshehtë. Filmi fitues ka marrë votat e 4 anëtarëve, ndërkohë që në garë kanë qenë edhe dy filma të tjerë, njëri i regjisorit Fatmir Koci dhe tjetri i regjisorit Ergys Meta. Filmi artistik “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës.http://ata.gov.al/2022/09/09/njoftohet-kandidatura-e-shqiperise-ne-oscars/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments