Qeveria shqiptare do të mbrojë abonentët familjarë duke mbajtur të pandryshuar çmimin prej 9.5 lekë për Kwh deri në fashën 800 Kwh. Në planin e masave të prezantuara një ditë më parë qeveria parashikon mbajtjen të pandryshuar të çmimit të energjisë për familjarët deri në fashën 800 kWh si dhe ngritjen e një taskforce për evidentimin e vjedhjes së energjisë. Referuar të dhënave të publikuara, 96 % e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kWh dhe vetëm 4 % e abonentëve familjarë përbëjnë 19 % të volumit të konsumit mujor. Me vendosjen e fashës 800 kWh parashikohen 100 milionë euro të ardhura shtesë gjatë periudhës tetor 2022-dhjetor 2023. Po ashtu, në të gjithë vendin do të nisë një fushatë ndërgjegjësuese për kursim të energjisë. Vendosja e kësaj fashe pritet të ndikojë në sjelljen e konsumatorit dhe parashikohet që kursimi të jetë 2.5 %.