Mercedes po planifikon një të ardhme pa Leëis Hamilton, e duket se Daniel Ricciardo po merret në konsideratë për të hyrë si zëvendësues i britanikut në 2024. Hamilton është në kontratë me Mercedesin deri në fund të këtij sezoni. Shtatë herë kampioni i botës nuk ka bërë asnjë deklaratë të saktë publike për kohën e largimit të tij nga Formula 1. Ai ka theksuar faktin se do të jetë ai dhe vetëm ai që do të vendosë se kur të përfundojë karriera e tij në Formula 1. Por duket se drejtori i ekipit të Mercedes, Toto Ëolff nuk po ia lë rastësisë planifikimin e vazhdimësisë së britanikut. E Sportsmail konfirmon se do të jetë Ricciardo ai që do të zëvendësojë Hamiltonin te Mercedesi. Një ide që po shqyrtohet nga Mercedes është që ta regjistrojë Ricciardon si një pilot rezervë për sezonin e ardhshëm dhe më pas ta ketë atë si një mundësi për të marrë vendin e Hamiltonit, nëse është e nevojshme, ndërsa si shok skuadre do të ketë britanikun tjetër George Russell. Ky i fundit do të bëhej piloti i parë i Mercedesit, me largimin e Hamiltonit dhe ardhjen e Ricciardos, duke filluar nga sezoni i 2024.https://sport.rtsh.al/artikull/ricciardo-ne-vend-te-hamilton-te-mercedesi
Në vend të Hamilton te Mercedes
RELATED ARTICLES