Trajneri i Kukësit, Skënder Gega ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke folur në funksion të sfidës me Teutën, e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Timonieri i verilindorëve ka analizuar gjendjen e skuadrës, merkaton, si dhe objekvinin në sfidën e radhës. “Kemi humbur dy ndeshje ku mund te kishim bërë më mirë. Pavarësisht kësaj ne kishim hyrë për të fituar por kemi gabuar megjithatë jemi optimistë kur stërvitemi mirë dhe sillemi mirë në çdo aspekt. Shkojmë për fitore edhe pse Teuta ka synimet e veta”. “Shkëmbi? I uroj suksese dhe më bëhet qejfi qëu rikthye. Deri sa të mbarojnë 90 minuta nuk i dihet dhe i uroj t’i shkojë mirë por nesër për 90 minuta jemi rivalë. Ne mendojmë të korrigjohemi për vete dhe për nesër ja lëmë fushës”. “Ndryshim? Pikët janë ndryshimi sepse ato na mungojnë. Janë disa arsye që një ekip krijon formën dhe atë që duam. Është çështje kohe sepse titullarë që kanë ardhur me mbështetje të klubit nuk kanë luajtur por kanë besimin tone”. “Gjici? Çdo president ka mënyrën e vet por Safet Gjici është më i drejtpërdrejtë. Është i pakënaqur nga puna kolektive dhe pikët por jam mësuar me presion sepse kush merret me futboll nuk është i qetë dhe natyrisht ai si president pret feedback. Është president dhe asnjë trajner nuk i dikton presidentit si të perceptojë futbollin”. “Jam trajner dhe kemi një projekt. Uroj të shkojnë gjërat mirë. Nuk e kam të qartë dhe s’besoj se ka deklarata për mua. E di se sa punoj dhe është e pavërtetë që një trajner punon 48 orë. Çdo trajner ka mënyrën e vet dhe kemi bërë maksimumin, nuk kemi lënë gjë mangët”. “Barbosa? Kemi marrë ato që kanë thënë po. Kemi pengje dhe kam pasur mbështetje. E kemi marrë me dëshirën më te madhe dhe fusha tregon. Deri tani askush nuk ka qenë në maksimum por jam i bindur se edhe me brazilianin kemi bërë afrimin e duhur”. “Nesër nuk kemi mungesa përveç Bashës që po stërvitet individualisht dhe kemi Barbosën që do i gjejmë momentin e duhur. Përveç 3 lojtarëve thuajse të gjithë janë aktivizuar dhe ndoshta prandaj nuk kemi gjetur ekuilibra. Fusha dhe ambienti janë të mira dhe nesër do të shohim”.https://sport.rtsh.al/artikull/kukesi-gega-para-teutes-shkojme-per-fitore
Shkojmë për fitore !!
RELATED ARTICLES