Ballkani ka qenë të enjten shumë pranë një fitoreje historike ndaj Klujzhit të Rumanisë, në takimin e parë të grupit G të Ligës së Konferencës, që është luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Në fakt, ndeshja e parë e kampiones së Kosovës në fazën e grupeve të veprimtarisë së 3-të të klubeve të kontinentit, ka nisur më mirë për rumunët, që rrezikojnë përgjatë gjysmëorës së parë të lojës, por pa e gjetur dot golin. Çerekora e fundit e kësaj pjese do të shohë Ballkanin të marrë iniciativën, duke e synuar portën kundërshtare, por sidoqoftë, 45 minutat e para do të mbyllen me rrjeta të paprekura. Ajo e dyta do të shohë një lojë të hapur të të dyja skuadrave dhe rastet nuk kanë munguar, por vetëm në minutën e 64-t do të gjendet më në fund rruga e rrjetës. Dhe këtë e ka arritur skuadra e trajnerit Ilir Daja, teksa në minutën e 65-të vjen një aksion model i kampiones së Kosovës, me Thaçin. i cili në të djathtën gjuan dhe mposht portierin mik Skufet. Ballkani do të vazhdojë të rrezikojë, por do të ndëshkohet pikërisht në minutën e parë shtesë, kur Klujzhi do të gjejë golin e barazimit. Mbyllet kështu 1-1 kjo ndeshje e parë e Ballkanit në Ligën e Konferencës, ndërsa në vijim, skuadra e Dajës do të luajë dy ndeshje në fushë të huaj, ndaj Sllavias në Pragë më 15 shtator, kurse më 6 tetor do të jetë mysafir i Sivasporit.
Ballkanit i shpëton fitorja
RELATED ARTICLES