Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka njoftuar se, kanë nisur që tani përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik, në mënyrë që i gjithë procesi për vitin 2023 të mbyllet brenda këtij viti. Në një takim të parë me kryetarët e bashkive bregdetare, prefektët, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe AZHT, Kumbaro ka listuar prioritetet për vitin tjetër, duke nisur nga rritja e sipërfaqes minimale të detyrueshme ligjore të plazheve publike. “Kemi pasur një sezon të mbarë për nga numri i vizitorëve të huaj, që deri në fund të muajit gusht kanë qenë 5,6 milionë, duke tejkaluar jo vetëm vitin 2021 por edhe se viti 2019. Megjithëse vitin e kaluar e nisëm procesin e ndarjes së plazheve më herët se çdo vit, duhet sërish ta përshpejtojmë. Thirrja për aplikim për marrjen ne menaxhim të stacioneve të plazhit për vitin e ardhshëm, duhet të jetë brenda muajit nëntor. Gjithashtu sipërfaqja minimale e detyrueshme ligjore në çdo bashki, që prej disa vitesh është 20%, do të rritet për vitin tjetër. Për këtë do të ndërhyjmë në VKM”, tha Kumbaro. Në takimin e zhvilluar është përcaktuar edhe certifikimi i operatorëve turistikë detarë në përputhje me legjislacionin në fuqi, caktimin e pikave të ankorimit të mjeteve lundruese, përcaktimi i qartë i zonave ku lejohet muzika pa limit dhe hartimi i planit të zhurmave nga çdo bashki. “Përveç punës me hartat e plazheve, çdo bashki duhet të nisë që tani komunikimin publik, në mënyrë që të informohen të gjitha subjektet mbi datat e aplikimeve. Sistemi do të hapet vetëm një herë, sepse është mënyra e vetme për të shmangur konfliktet e mundshme. Parcelat që nuk do të merren për administrim nga privati, menjëherë do të kalojnë si parcela publike. Kontraktimi i vrojtuesve të plazhit është kusht i panegociueshëm, sikundër miratimi në AZHT i strukturave “beach bar” dhe shlyerja e detyrimeve tatimore të subjekteve”, shprehet Kumbaro. Kryetarët e bashkive kanë vlerësuar procesin e pastrimit në vijën bregdetare, që këtë vit u mbështet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit me operator shtesë në Himarë, Sarandë, Durrës dhe Kavajë duke mbështetur edhe propozimin për rritjen e sipërfaqes së plazheve publike. Sipas të dhënave të fundit, numri i vizitorëve të huaj nga janari deri në gusht ka qenë 5,6 milionë, rreth 1,3 milionë më shumë se viti i kaluar.http://ata.gov.al/2022/09/08/sezoni-i-ardhshem-turistik-me-rregulla-te-posacme-per-turizmin-detar/
Rregulla të posaçme për turizmin detar
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on