Presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli në vijim të turit në bashkitë e vendit, është ndalur në qarkun e Elbasanit, ku ka zhvilluar një takim me kryetarët e bashkive të këtij qarku, me trajnerë, mësues të edukimit fizik, me qëllim prezantimin e projektit “Ekipet sportive 2022”. “Komiteti Olimpik, Federata e Volejbollit dhe Basketbollit janë bashkë që ky projekt të eci në bashkitë e qarkut të Elbasanit, sepse bashkitë janë ato që kanë kushtet, në këtë rast palestrat, si edhe trajnerët”, tha kreu i KOKSH-it. Ndër të tjera ai e vuri theksin tek projekti duke pohuar se “do të zgjidhen fëmijët më të mirë dhe do të krijohet ekipi i basketbollit dhe i volejbollit të shkollës 9-vjeçare, të mesme apo të lartë, me trajnerë profesionistë që do të paguhen”. Kreu i KOKSH-it i bëri thirrje kryetarëve të bashkive të qarkut të Elbasanit që të përfshijmë në këtë projekt ambicioz trajnerët dhe specialistët e futbollit dhe t’i trajnojnë me standardet më të mira evropiane. “Nëse ky bashkëpunim do të ecë, ne do të fusim në projekt edhe futbollin dhe do të arrijmë që ta fusim sportin në shkolla me detyrim, këto janë politikat që ne duhet të bëjmë”, tha Ylli Sipas tij, ky projekt do të bëjë të mundur edhe rritjen e infrastrukturës në vendin tonë. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, tha se “si kryetar bashkie jam përpjekur maksimalisht të ndihmoj sportin, me qëllim që të mbajmë fëmijët tanë larg veseve, të mbajmë terrenet sportive, si dhe të rikonstruktojmë palestrat”. “Risi për ne, ishte ngritja e nje Akademie Moderne Futbolli për Elbasanin, AF Elbasani”. Këtë vit ne nisim rikonstruksionin e katër palestrave të reja, 2 palestrat në shkollën “Luigj Gurakuqi”, palestrën në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi”, si edhe palestrën në shkollën “Onufri”. Sakaq kemi përfunduar rikonstruksionin total të palestrave të shkollave 9-vjeçare “Bardhyl Popa” dhe “Jorgji Dilo”, kemi investuar dhe përfunduar terrenin e hapur sportiv në gjimnazin “Dhaskal Todhri””, nënvizoi Llatja.http://ata.gov.al/2022/09/07/elbasan-prezantohet-projekti-ekipet-sportive-2022/
“Ekipet sportive 2022”
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on