Motoçiklistët e garës ndërkombëtare, kanë ndalur rrugëtimin e tyre në qytetin e Kolonjës. Përveç se po kontribuojnë në njohjen e bukurive të fshehura të Shqipërisë, drejtuesit e BMW MOTORRAD kanë kontribuar dhe për natyrën shqiptare, duke dhuruar 2000 fidanë pishe për Kolonjën.
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, priti përfaqësuesit e BMW MOTORRAD dhe simbolikisht së bashku me drejtuesin i eventit kanë mbjellë të parin fidan pishe.
GS Trophy është një nga turet më të rëndësishëm në botë dhe është duke u mbajtur për herë të parë në Europë dhe në Shqipëri. Kolonja ishte një nga destinacionet kryesore të këtij turi.
57 pjesëmarrës me 14 kombësi, 21 ekipe dhe 126 motoçikleta tashmë janë duke eksploruar shtigje, lugina, pyje si dhe vijën bregdetare të vendit tonë. BMW Motorrad me International GS Trophy do të jenë në Shqipëri deri në datën 10 shtator.http://ata.gov.al/2022/09/08/gs-trophy-dhuron-2000-fidane-pishe-per-kolonjen/