Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPaga minimale, 34 mijë lekë

Paga minimale, 34 mijë lekë

Në një kohë kur e gjithë bota po përballet me një krizë energjetike dhe pasigurisë ushqimore duke sjellë rritje rekord të çmimeve, qeveria ka miratuar paketën e dytë anti-krizë për lehtësimin dhe përballimin e situatës. Kjo paketë do të jetë afatmesme dhe jo vetëm për pak muaj, pasi është e paparashikueshëm se kur do të jetë fundi i kësaj krize. Paketa e prezantuar nga kryeministri Edi Rama parashikon ri-indeksim të dytë brenda vitit për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, rritje të pagave të administratës me 7 % si dhe policisë së shtetit dhe të burgjeve. Rritje do të pësojë edhe paga për mjekët, ushtaraket, infermierët dhe mësuesit, ndërsa do të dyfishohet ndihma ekonomike ku këtë herë do të ndodh edhe për gratë kryefamiljare me dy fëmijë “Po prezantojmë paketën e dytë anti-krizë si një mbështetje afatmesme dhe jo e shtrirë e një apo dy muaj. Kjo krizë është një natyre të paparashikueshme se kur e ka fundin e saj. Për pensionet ato indeksohen një herë në vit kjo ndodhe në prill dhe për herë të parë do të ri-indeksohen. Do të kemi një ri-indeksohen të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6 % duke u nisur nga indeksimi i i mëparshëm por shkon në 9.5 % si indeksim kryesor gjatë vitit. Kjo do të jetë edhe për personat me aftësi të kufizuar me 7 %, edhe gratë familjare me dy fëmije që janë në kushtet e papunësisë do të marrin një ndihëm ekonomike të dyfishuar. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është paralajmëruar për sektorët prioritet me buxhetin dhe afatin e vitit të ardhshëm. Kemi rritur nga muaji korrik pagat për ushtaraket, mjekët infermierë mësuesit do ti rrisim përsëri. Me ndërhyrjen e dytë dhe paketën do të rrisim pagat për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh. Do të rrisim edhe pagat për policinë e shtetit dhe për policinë e burgjeve.”, tha Rama. Gjithashtu bileta e transporti publik nuk do të rritet, ndërsa paga minimale shkon në 34 mijë lekë. “Ndërhyrja tjetër do të jetë edhe rritja e pagës minimale. Nga 32 deri në 34 mijë lekë. Më këto ndërhyrje besojmë se përmirësojmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për dy apo për tre muaj dhe krijojmë një bazë të rëndësishëm të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe garantojmë me laps në dorë mos-rënien dramatike të fuqisë blerëse. Rrisim financimin për naftën pa taksa për fermerët, rrisim financimin për TVSh për peshkatarët dhe mos prekjen e biletës së transporti publik”, tha Rama.https://lajme.rtsh.al/artikull/paketa-anti-krize-rama-rrisim-pensionet-dhe-pagat-per-administraten-paga-minimale-34-mije-leke-s-preket-bileta-e-transportit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments