Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTInvestimet, ndikim në turizëm

Investimet, ndikim në turizëm

Investimet në infrastrukturë kanë dhënë ndikim pozitiv në zhvillimin e turizmit në qytetin e Beratit, që njihet ndryshe qyteti i një mbi një dritareve, i përfshirë tashmë prej 14-vitesh në UNESCO. Banka Botërore ka mbështetur disa investime të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria shqiptare në zhvillimin e qytetit të Beratit. Në kuadër të “Projektit për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turistik’’ me mbështetjen e Bankës Botërore është investuar në disa vepra të infrastrukturës rrugore që i shërbejnë përmirësimit të jetesës së banorëve të zonës dhe rritjen e aksesit në zonat turistike të Beratit. Në vizitën e saj të parë në këtë qytet, drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Berat Ervin Demo si dhe Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, Yu vizitoi disa prej investimeve në lagjet Mangalem dhe Goricë, të financuara nga projekti i zhvillimit të integruar urban dhe turizmit. Gjatë kësaj vizitës Yu, foli mbi ndikimin që ka ky projekt në promovimin e turizmit në qytet, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, rritjen e te ardhurave e punësimit për komunitetin, përmirësimin e shërbimeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit për një turizëm të qëndrueshëm e dinamik. Në një intervistë për median, drejtoresha Yu shprehu kënaqësinë për ndikimin që kane këto investime në zhvillimin e turizmit në qytet dhe sektorin e turizmit në Shqipëri. Në kuadër të “Projektit për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turistik’’, BB ka investuar në rehabilitimin e rrugës së këmbësorëve ‘’Mihal Komneno’’- “Kala’’; rrugës së automjeteve ‘‘Muzak Topia’’- ‘’Kala” dhe rehabilitimin e integruar të lagjes “Goricë’’. Në programin e investimeve është përfshirë edhe rigjenerimi i zonës rreth Muzeut Etnografik dhe rrugës ‘’Muzak Topia’’, përmirësimi i peisazhit urban në lagjen ‘’Mangalem’’ dhe restaurimi i peisazhit historik në sheshin ‘’Selamllëku’’. Sipas statistikave, nga janari deri në gusht të këtij viti, rreth 270 mijë turistë vendas e të huaj kanë vizituar Beratin. Krahasuar me një vit më parë, gjatë vitit 2022 numri i vizitorëve në qytetin e Beratit është rritur me gati 70%.http://ata.gov.al/2022/09/07/drejtoresha-e-bb-per-ballkanin-perendimor-investimet-ndikim-ne-turizem/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments