Shtegu nga Çezma e Tarikos për në Ujëvarën e Sotirës është kthyer në një destinacion turistik shumë të frekuentuar nga turistët. Çezma e Tarikos është një prej pikave më të frekuentuara nga ku edhe nisin disa prej shtigjeve kryesore të zonës. Administrata Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri të ditur se “rreth 90 motoristë gjermanë dhe zviceranë realizuan një eksperiencë ndryshe, përgjatë qëndrimit në Shqipëri”. Shtegu Çezma e Tarikos – Ujëvara e Sotirës ndodhet mes grykave dhe maleve me peizazhe dhe me bimësi të shumëllojshme. Ndërsa, Ujëvara e Sotirës ndodhet rrëzë malit të Tomorit, 2 orë larg zonave të banuara e për pasojë natyra është e virgjër dhe e paprekur nga dora e njeriut. Sotira është unike në llojin e saj dhe ajo që e bën të veçantë është mënyra e daljes së ujit nga lartësi të ndryshme. Janë tre burime ujore që bien nga lartësi që shkojnë nga 20-150 metra të shkëmbinjve gëlqerorë.http://ata.gov.al/2022/09/07/turiste-gjermane-dhe-zvicerane-ne-shtegun-cezma-e-tarikos-ujevara-e-sotires/
Çezma e Tarikos-Ujëvara e Sotirës
RELATED ARTICLES