Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTNë Kalanë e Beratit

Në Kalanë e Beratit

Në qytetin e Beratit një vëmendje e veçantë po i kushtohet gjithnjë e më shumë restaurimit të banesave karakteristike. Në lagjet muzeale të Beratit prej disa kohësh ka nisur puna për mirëmbajtjen dhe restaurimin e portave të shtëpive. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat bën të ditur se “ndërhyrjet e restaurimit në portat e banesave me të vjetra dhe më me vlera janë shumë me të rëndësishme ndonjëherë se kantieret e mëdha. Përkujdesja ndaj tyre është mision i përhershëm”. DRTK ndau në rrjetet sociale momente nga nga puna e restaurimit të portës së banesës “Dollani” monument kulture kategori e parë në lagjen Kala. Shpesh portat në lagjet muzeale kanë pësuar transformime e ndërhyrje të cilat qoftë në formë, në detaje apo dhe në materialet e përdorura nuk kanë asnjë lidhje me monumentin. Banesat karakteristike të qytetit të Beratit janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik. Këto banesa reflektojnë influencat e traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 të erës sonë. Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.http://ata.gov.al/2022/09/07/restaurohen-portat-e-baneses-karakteristike-ne-kalane-e-beratit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ