Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“The Independent”: Riviera Shqiptare

“The Independent”: Riviera Shqiptare

Shqipëria është një nga sekretet e ruajtura më mirë të Evropës”, shkruan Lucie Grace për medien britanike dhe “The Independent”. Ajo u sugjeron turistëve se nëse dëshirojnë një cep të Evropës me plazhe të pazbuluara, mund të zgjedhin Shqipërinë me gjiret dhe bukuritë natyrore që rivalizon edhe fqinjët e saj. Reportazhi i “The Independent” Me një peizazh malor me pamje nga ujërat e kristaltë dhe plazhet me guralecë relativisht të përgjumur, “Riviera Shqiptare” është një nga vendet më të pazbuluara të Evropës. Përjetimi i një jave duke lëvizur mes limaneve dhe qosheve të Rivierës, emri i mrekullueshëm për zonën më jugore të bregdetit të Shqipërisë, ishte një kënaqësi e papritur. I ndarë nga pjesa tjetër e vendit nga Malet e Ceraunit, rajoni shtrihet 120 kilometra nga Vlora në Sarandë, duke përfshirë plazhe, kanione, kështjella dhe qytete të vogla karakteristike bregdetare. Rindërtimi i rrugës bregdetare në vitin 2009 e bëri më të lehtë eksplorimin, qoftë me biçikletë, makinë apo autobus, ose në rastin tim, një kombinim i të trejave. Nëse do të përshkruaja bukurinë e këtyre plazheve kolektivisht: ato janë paqësore, me ujëra të kthjellët dhe vezullues. Ato janë shumë më pak të frekuentuara nga turistët sesa Greqia fqinje, që do të thotë se mund të akomodohesh me çmime shumë më të përballueshme. Dhe ndryshe nga hotelet e rezervuara të Evropës, mikpritësit janë vërtet të kënaqur që ju do të qëndroni aty. Shqipëria ka qenë e shkëputur nga bota për më shumë se 40 vjet, me në krye diktatorin komunist Enver Hoxha që prishi lidhjet me Rusinë pasi besonte se Bashkimi Sovjetik ishte shumë i butë. Njerëzit këtu përjetuan nivele të izolimit të Koresë së Veriut përgjatë shekullit të 20-të, vetëm vendasit e dinin sesa mahnitës ishte peizazhi i tyre.http://ata.gov.al/2022/09/07/the-independent-riviera-shqiptare-nje-nga-sekretet-e-ruajtura-me-mire-te-evropes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments