Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTMoral të lartë ndaj rumunëve

Moral të lartë ndaj rumunëve

Ballkani fitoi të dielën ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri” me rezultatin 1-0, teksa golin e fitores së 3-të në po aq ndeshje në Superligën e Kosovës e shënoi Albion Rrahmani. Të enjten kampionen e Kosovës e pret një duel edhe më i vështirë, pasi përballet me Klujzhin e Rumanisë po në stadiumin “Fadil Vokrri”, në takimin e parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, që nis në orën 18:45. Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, thekson se motiv shtesë për Ballkanin janë tifozët nga Suhareka dhe mbarë Kosova. “Këta djem do të dinë të rikuperojnë energjinë deri të enjten bashkë me ne dhe stafin drejtues, në mënyrë që të japim më të mirën e mundshme, sepse kemi dalë përtej qytetit tonë”, – ka deklaruar ai. “Shpresoj që edhe të enjten të kemi mbështetje, jo vetëm nga Suhareka, por edhe nga e gjithë Kosova, pasi ne përfaqësojmë edhe futbollin e Kosovës në këtë veprimtari”, – shtoi ai. Ballkani ndodhet në Grupin G të Ligës së Konferencës, së bashku me Sivasporin, Sllavian e Pragës dhe Klujzhin. Pas ndeshjes ndaj Klujzhit, Ballkani do t’i luajë dy ndeshje në fushë të huaj, ndaj Sllavias në Pragë më 15 shtator, kurse më 6 tetor do të jetë mysafir i Sivasporit. Skuadrën turke, kampionia e Kosovës e pret më 13 tetor, ndërsa çekët i pret më 27 tetor, duke e mbyll fazën e grupeve, me ndeshjen në udhëtim përballë Klujzhit më 3 nëntor 2022.https://sport.rtsh.al/artikull/ballkani-me-moral-te-larte-ndaj-rumuneve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments