Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBashkia ndryshon buxhetin

Bashkia ndryshon buxhetin

Bashkia e Tiranës do të ofrojë mundësi për familjet dhe çiftet e reja në kryeqytet, që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë. Këto kategori do të përfitojnë nga mundësitë e reja që Bashkia e Tiranës do të krijojë këtë vit për programin e kredisë së butë dhe për bonusin e qirasë. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sipas tij, mbështetja për familjet e reja është një nga prioritetet e Bashkisë. “Pika që reflektohet në këtë ndryshim buxheti ka të bëjë me atë që quhet bonusi i strehimit. Ne kemi marrë një sasi të re mundësish për kredi të buta edhe nga Enti i Banesave. Duam ta reflektojmë dhe të hapim një proces tjetër. Ajo që ne mund të bëjmë si një nga operatorët që jo vetëm vendos urbanizimin, por dhe që lehtëson familjet e reja në marjen e shtëpisë së parë, është që të kërkojmë sa më shumë ndihmë në mundësitë e kredive te reja. Ky është një reflektim tjetër, si dhe bonusi i strehimit që ne kemi për këtë ndryshim të buxhetit”, theksoi Veliaj.https://lajme.rtsh.al/artikull/bashkia-ndryshon-buxhetin-veliaj-mundesi-e-re-per-bonus-qiraje-dhe-kredi-te-buta-per-familjet-e-reja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments