Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShqipëria, e 4-ta në botë 

Shqipëria, e 4-ta në botë 

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit. Lajmin e dha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila theksoi se kjo renditje tregon rimëkëmbjen e sektorit të turizmit përsa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022. Shqipëria ka një përmirësim me +11% nga viti 2019. “Mirëmëngjes me lajmet e mira që sjell Organizata Botërore e Turizmit , e cila e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit përsa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022”, shkroi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale. Sezoni turistik u karakterizua nga numër i lartë vizitorësh. Nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,5 herë dhe Greqia me 3 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.http://ata.gov.al/2022/09/06/shqiperia-e-4-ta-ne-bote-per-rimekembjen-e-sektorit-te-turizmit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments