Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTNë transfertën norvegjeze

Në transfertën norvegjeze

Shqipëria e futbollit të femrave të martën luan ndeshjen e fundit kualifikuese të Kampionatit Botëror “Australi&Zelandë e Re 2023”. Bëhet fjalë për transfertën me Norvegjinë, e cila duke nisur nga ora 18:30 do të zhvillohet në “Uleval” të Oslos. Një ndeshje, e cila do të gjykohet nga një katërshe lituaneze me kryesore Rasa Grigone dhe asistente të saj Ieva Ramanauskiene e Gerda Eidinzonaite, kurse arbitre e katërt do të jetë Jurgita Masikunite. Shqipëria vjen në këtë sfidë pas humbjes 1-2 me Poloninë të premten e kaluar në “Elbasan Arena”, ndërsa menjëherë kanë nisur dhe përgatitjet për sfidën me norvegjezet. Vajzat kuqezi kanë mbërritur të dielën në Norvegji, ndërsa stafi mjekësor është duke mbajtur nën monitorim mesfushoren Qëndresa Krasniqi dhe mbrojtësen Arbenita Curraj, që kanë pasur probleme fizike pas ndeshjes me Poloninë. Për ta ende nuk është vendosur nëse do të mund të jenë plotësisht të gatshme për këtë ndeshje, apo jo. Pjesa tjetër e grupit nuk ka probleme me dëmtimet dhe është stërvitur normalisht. Shqipëria renditet në vendin e katërt të Grupit F me 10 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje, duke lënë poshtë në renditje Kosovën dhe Armeninë, ndërsa grupi kryesohet pikërisht nga Norvegjia. Me Norvegjinë janë luajtur tre ndeshje, të cilat janë fituar të tria nga skuadra nordike. Ndeshja e parë më 26 tetor 2013 e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Kanada 2015” ka përfunduar 7-0 për Norvegjinë. Më pas, po për të njëjtin kompeticion, më 13 shtator 2014 Norvegjia ka fituar 11-0 dhe së fundmi, më 25 nëntor 2021 për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi&Zelandë e Re 2023”, ka fituar 7-0. Pra 25 gola ka shënuar në tre ndeshje Norvegjia dhe Shqipëria asnjë, ndërsa kjo transfertë do të jetë e vështirë për skuadrën e drejtuar nga Armir Grima.https://sport.rtsh.al/artikull/shqiperia-ne-transferten-norvegjeze

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments