Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Holandës duke hedhur një hap të sigurt drejt fitimit të titullit Kampion Bote në Formula 1. Por këtë radhë fitorja në shtëpi, në pistën e Zandvoortit nuk ishte e lehtë. Kampionit të botës në fuqi iu desh të djersitej mjaft në një sfidë me Mercedesin, pjesërisht të kushtëzuar edhe nga Makina e Sigurisë reale dhe ajo virtuale. Vendi i dytë për George Russell dhe vetëm vendi i tretë ngushëllues për Charles Leclerc. Edhe këtë herë, siç e ka bërë zakon tashmë, Ferrari bëri gabimin e radhës. mekanikët e skuadrës së kuqe hutohen dhe në momentin e ndërrimit të gomave të Sainz, kujtohen se nuk kanë marrë gomën e pasme të makinës së spanjollit. Gjë që i kushton pilotit 10 sekonda vonesë në bokse. Kaq mjafton që ai të largohet nga objektivi I podiumit. Makina e sigurisë në pistë, pilotët kryejnë ndalesat e radhës. Hamilton është krye të garës por kalohet me lehtësi nga Hamilton. (64)Në këto çaste ndërhyjnë drejtuesit e mercedesit që I kërkojnë Hamiltonit t’I hapë rrugë Russellit se është më i shpejtë. Hamilton nuk është dakort me vendimin e skuadrës së tij por sërish lejon parakalimin e shokut të tij. Britaniku parakalohet edhe leclrerc që merr vendin e tretë. Ndërsa Sainz penalizohet me 5 sekonda sepse përplaset me Ocon në momentin kur po dilte nga bosket. Spanjolli e mbyll garën vetëm në vendin e tetë. Për Max Verstappen kjo është fitorja e dhjetë sezonale dhe tridhjeta në karrierë. Ndërsa Hamilton duhej të kënaqej vetëm me vendin e katërt.https://sport.rtsh.al/artikull/verstapen-dominon-edhe-ne-holande
Verstapen dominon edhe në Holandë
RELATED ARTICLES