Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKukësi përmbyset në shtëpi nga Kastrioti

Kukësi përmbyset në shtëpi nga Kastrioti

Kastrioti shtang Kukësin në shtëpi. Krutanët kanë arritur të marrin një fitore 2-1 në këtë javë të tretë të Superiores falë një goli të shënuar nga Mehmeti në minutën e 90-të të takimit. Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, me verilindorët që kanë shënuar të parët, por më pas kanë provuar shijen e hidhur të përmbysjes. Një sfidë që nisi e mirë për të besuarit e trajnerit Gega, të cilët ishin të pafat në minutën e 17-të kur topi u ndal në shtyllë. Megjithatë, edhe krutanët provuan të bëjnë lojën e tyre duke u shfaqur rrezikshëm në disa moment, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë Kukësi shfaqet më kërkues dhe në minutën e 61-të arrin të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Zivkoviç. Por avantazhi verilindorëve nuk do të zgjasë shumë pasi krutanët arrijnë të barazojnë në minutën e 69-të me anë të Prenkoçeviç. Pas këtij momenti skuadra e Kukësit, në kërkim të golit të avantazhit, la shumë hapësira duke u dhënë mundësi krutanëve që të shfaqeshin rrezikshëm. Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, vjen dhe goli i fitores për krutanët me një goditje nga jashtë zone të Mehmetit, i cili shtang Kukësin dhe i dhuron tri pikë skuadrës së tij. Mbyllet 2-1 për Kastriotin.https://sport.rtsh.al/artikull/kukesi-permbyset-ne-shtepi-nga-kastrioti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ