Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIDurrës, shtatori muaj i preferuar për të pushuar

Durrës, shtatori muaj i preferuar për të pushuar

Fundi i sezonit veror duket se është ende larg. Të favorizuar edhe nga temperaturat e larta, të shumtë janë pushuesit që kanë frekuentuar bregdetin e Durrësit këtë të diel shtatori. 80 % e hotelerive në Durrës sipas operatorëve turistik janë të prenotuara nga pushues vendas por edhe turistë të huaj deri në fillim të tetorit. Në këtë periudhë të vitit pushuesit thonë se gjejnë më shumë pastërti, qetësi dhe oferta më të lira. Nuk janë vetëm frekuentues ditor. Shumë prej tyre po kalojnë edhe pushime të gjata. Përgjatë këtij sezoni Durrësi u përball me një fluks të lartë turistësh, duke tejkaluar edhe atë të vitit 2019.https://lajme.rtsh.al/artikull/durresi-vijon-te-mireprese-turiste-shtatori-muaj-i-preferuar-per-te-pushuar-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments