Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTF1 – Holanda stacioni i radhës

F1 – Holanda stacioni i radhës

Holanda do të presë garën e 15-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1. Gara e 15-të e kampionatit do të mbahet në pistën prej 4,2 kilometra Zandvoort me të njëjtën emër me qytetin në bregun e Detit të Veriut. Xhirot për Çmimin e Madh të Holandës do të fillojnë nesër në orën 15:00, ndërsa gara me 72 xhiro do të fillojë të dielën më 4 shtator në orën 15:00 . Këtë sezon deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar 9 gara, Charles Leclerc nga Ferrari 3, ndërsa Sergio Perez nga Red Bull dhe Carlos Sainz nga Ferrari nga një garë. Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë: Klasifikimi i pilotëve 1. Max Verstappen (Holandë): 284 pikë 2. Sergio Perez (Meksikë): 191 3. Charles Leclerc (Monako): 186 4. Carlos Sainz (Spanjë): 171 5. George Russell (Britani e Madhe): 170 Klasifikimi i ekipeve​​​​​​​ 1. Red Bull: 475 2. Ferrari: 357 3. Mercedes: 316 4. Alpine: 115 5. McLaren: 95http://ata.gov.al/2022/09/02/f1-holanda-stacioni-i-radhes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments