Luiza Gega kap normën e Botërorit të 2023-it, në garën e radhës të “Diamond League”. Komiteti Olimpik Shqiptar bëri të ditur sot se kampionia në fuqi e Evropës, në Bruksel shënoi kohën 9.14.41, duke qenë mes atleteve më të mira të Botës, ndërsa para saj vetëm afrikanet. Norma e Botërorit dhe Olimpiadës është 9.23.00, ndërkohë që Luiza është shumë poshtë kësaj kohe dhe pretendon të ulë edhe më shumë rezultatin e saj personal. Vetëm pak ditë më parë, Gega nderoi Shqipërinë me paraqitjen fantastike në kampionatin Evropian që u zhvillua në Mynih.http://ata.gov.al/2022/09/02/luiza-gega-kap-normen-e-boterorit-te-2023-it/
Kap normën e Botërorit të 2023-it
RELATED ARTICLES