Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTEkspozita e vëllezërve Alinari

Ekspozita e vëllezërve Alinari

Në Muzeun Historik Kombëtar është çelur ekspozita “Italia – nga vëllezërit Alinari te mjeshtrit e fotografisë bashkëkohore”. Përmes fotografive, kjo ekspozitë shpalos para vizitorëve peizazhe, fragmente e fakte mbresëlënëse nga traditat dhe historia, si dhe pasionin dhe forcën e jashtëzakonshme krijuese të popullit italian. Syri i fotografëve, përmes teknikave të ndryshme artistike, është ndalur për të fiksuar e dokumentuar ngjarje dhe identitete në periudha të ndryshme kohore. Ekspozita sjell një rrëfim shumëzërësh përmes imazhesh dhe linjash delikate, ku vështrimi i fotografëve, me anë të tonaliteteve dhe teknikave të ndryshme artistike, tregon evolucionin e një vendi si Italia. Ekspozita është e ndarë në tre seksione: peizazhe, vepra dhe portrete, duke vendosur një lloj komunikimi mes të sotmes dhe të shkuarës historike. Të pranishmit në çeljen e ekspozitës i përshëndeti përfaqësuesi i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggero, i cili theksoi se përherë e më shumë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Italisë e Shqipërisë vijojnë të rriten jo vetëm në fushën e kulturës, po dhe në fusha të tjera. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, në fjalën e tij përshëndetëse tha se çelja e kësaj ekspozite në Muzeun Historik Kombëtar është e mirëpritur dhe ngjall shumë interes, duke na afruar më shumë me vendin fqinj. Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, falënderoi për organizimin e kësaj ekspozite dhe shtoi se është e nevojshme që të bëhen edhe më shumë shkëmbime në fushën e artit dhe të kulturës mes dy vendeve. “Alinarët, – theksoi ai, – janë si Marubët e fotografisë në Shqipëri. Është e vërtetë ajo që thuhet për fotografinë: ajo vendos në të njëjtën linjë syrin, mendjen dhe zemrën. Dhe kjo ekspozitë na e vërteton këtë.” Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 25 shtator 2022.https://ata.gov.al/2022/09/02/celet-ekspozita-e-vellezerve-alinari-ne-muzeun-historik-kombetar/

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ