Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBërnabiq, vizitë në Kosovë

Bërnabiq, vizitë në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, të hënën më 5 shtator ka paralajmëruar vizitë një ditore në Kosovë. RTKlive ka provuar të kontaktojë institucionet e Kosovës, nëse Bërnabiqit iu është dhënë leje për të vizituar Kosovën, por nuk ka marrë ende konfirmim. Së bashku me kryeministren, do të jetë drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, Petar Petkoviq, dhe drejtori i Zyrës për TI dhe qeverisje elektronike, Mihailo Jovanoviq, njoftoi Zyra e ashtuquajtur për Kosovën e Qeverisë së Serbisë. Në njoftim thuhet se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, fillimisht do të vizitojë Mitrovicën e Veriut, ku do të vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës. Pas kësaj është planifikuar një vizitë në manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit. Zyra e ashtuquajtur për Kosovën njofton se vizita e kryeministrit të Serbisë në Kosovë është paralajmëruar të enjten, më 1 shtator, 72 orë para vizitës, në përputhje me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare. “Vizita e kryeministres së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq, në Kosovë ka për qëllim të përcjellë mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, në kuadër të së cilës është e vetmja rrugë për të arritur mbijetesën dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë” përfundon komunikata, raporton RTK. Kjo vizitë është paralajmëruar menjëherë pas fillimit të implementimi të Marrëveshjes për dokumentet e cila dje ka filluar të implementohet nga dy shtetet. Nëse do të realizohet kjo vizitë e paralajmëruar në Kosovë, do të jetë vizitë e parë që Kryeministrja e Serbisë, do të vizitojë Republikën e Kosovës.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615838

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments