Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKonferenca e Ndërkombëtare e Studimit të Baladave

Konferenca e Ndërkombëtare e Studimit të Baladave

Nina Guga, zëvendësministre e Arsimit, ka përshëndetur Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për Konferencën e 50-të Ndërkombëtare të Studimit të Baladave, të cilën ajo e vlerëson maksimalisht. “Ju përgëzoj që e përgatitët këtë ngjarje me impenjim maksimal”, i drejtohet Guga, kryetarit të Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushit. Më tej zëvendësministrja shton se “në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, uron mbarësi në realizimin e qëllimeve, që është në vlerësimin tonë një ngjarje shkencore e rëndësisë parësore.” Nina Guga ka përgëzuar dy institucionet bashkorganizuese të kësaj konference: Akademinë tonë Shkencave dhe Komisionin Ndërkombëtar të Baladave, si dhe komitetin shkencor-organizues ndërkombëtar e atë vendës, që e kanë përgatitur këtë ngjarje me impenjim maksimal. Konferenca e 50-të Ndërkombëtare e Studimit të Baladave, ditëve në vazhdim do të zhvillohet në mjediset e Universitetit të Gjirokastrës “Eqrem Çabej”. Studiuesit pjesëmarrës kanë ardhur nga më shumë se 40 qendra të specializuara europiane e botërore të fushës së kulturës, trashëgimisë së pashkruar dhe antropologjisë kulturore. Prof. Marjetka Golezh-Kauçiç, Presidente e Komisionit Ndërkombëtar të Baladave është shprehur se “Mezi pret që nikoqirët të shpalosin karakteristikat e Shqipërisë, popullit të saj, gjuhës, kulturës shqiptare, historisë, traditës së pasur dhe trashëgimisë së të shkuarës, bashkë me transformimet moderne. Jemi të etur për këngë, melodi, valle dhe muzikë që nuk dimë sa duhet”, theksoi presidentja e komisionit. Sot fondi i baladave shqiptare është i botuar dhe pjesa më e madhe e tyre janë përkthyer në anglisht e gjuhë të tjera. Mbi bazën e tyre, artistë të zhanreve të tjera kanë rindërtuar historinë, kanë shkruar muzikë, balet, pikturë etj.https://ata.gov.al/2022/09/02/konferenca-e-nderkombetare-e-studimit-te-baladave-ngjarje-shkencore-e-rendesise-paresore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments