Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART45 mijë vizitorë në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

45 mijë vizitorë në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh nga janari derë në fund të muajit gusht. Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “nga janari deri në fund të gushtit muzeu “Gjergj Kastriot Skënderbeu” u vizitua nga 45 mijë vizitorë. Ndërsa vetëm në muajin gusht nga mbi 10 000 vizitorë, duke kaluar numrin e vizitorëve të së njëjtës periudhë para pandemisë (gusht 2019)”. “Turistët që vizituan muzeun janë kryesisht të huaj nga Spanja, Izraeli, Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Egjipti, Danmarka, Polonia, Suedia etj. Po ashtu një numër të lartë kanë shënuar edhe shqiptarët e diasporës”, tha Hafizi. Sipas tij, të shumtë kanë qenë edhe turistët që kanë ardhur me kroçera dhe anije turistike në portin e Durrësit dhe më pas kanë vizituar Krujën. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.https://ata.gov.al/2022/09/02/hafizi-per-atsh-45-mije-vizitore-ne-muzeun-gjergj-kastrioti-skenderbeu/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments