Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKisha e Shna Ndout në Kepin e Rodonit

Kisha e Shna Ndout në Kepin e Rodonit

Në kuadër të “Muajit të trashëgimisë”, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka postuar sot në rrjetet sociale, foton e kishës së Kepit të Rodonit. Margariti e cilëson Kishën e Shna Ndout si një nga më të bukurat dhe domethënëset për besimtarët e krishterë. Kisha iu rikthye besimtarëve dhe turistëve, falë mbështetjes së misionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, përmes programit EU4Culture Albania, që mundësoi restaurimin e këtij monumenti të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Kisha e Shën Ndout, është monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIII. Ajo është një ndër kishat më të dëgjuara në periudhën e Mesjetës, edhe për shkak të ndërtimeve që bëri Skënderbeu në zonën e Kepit në shekullin XV. Për ndërtimin e kësaj kishe është përdorur teknika bizantine e klausonazhit, por dallohen edhe elementë të arkitekturës romanike dhe gotike, si harqet me majë. Ndër fragmentet e ruajtura nga piktura murale, në pjesën e poshtme qendrore të absidës lindore paraqitet një shqiponjë dykrenore, ndërsa më djathtas, një kalorës i ri pa mjekër dhe dy shpendë. Për shkak të vlerave të saj monumentale, të lidhjes së ekzistencës së saj me njërën nga periudhat më të shquara të historisë së Shqipërisë, si dhe për shkak të pozicionit gjeografik dhe peizazhit mahnitës, Kisha e Shën Ndout është njëra nga pikat më të vizitueshme nga turistët vendas e të huaj.https://ata.gov.al/2022/09/02/kisha-e-shna-ndout-ne-kepin-e-rodonit-nje-nga-me-te-bukurat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments