Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTTKOB ngre siparin e sezonit të ri artistik

TKOB ngre siparin e sezonit të ri artistik

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit e ka nisur sezonin e ri artistik me 2 artistë të suksesshëm që vijnë nga Italia; dirigjentin Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe pianistin Giuseppe Albanese. Së bashku me orkestrën e TKOB ata kanë sjellë një shfaqje emocionuese e cila ishte ndërthurje e sinfonisë që korri sukses triumfal në Leningrad, atë të Schostakoviç-it dhe koncertit të mirënjohur të dyte te Rachmaninoff-it, “Renaissance of a Barbarian Artists”. Salla e Teatrit, tashmë i rikonstruktuar, ishte mbushur e tëra me të apasionuar të muzikës klasike, të cilët duartrokiten gjatë solistin por edhe orkestrën e dirigjentin italian. Disa ditë përpara koncertit, 2 protagonistët postuan video të cilat ftonin artdashësit në teatër. Gjithashtu ata treguan se ishin të befasuar për mirë nga Tirana dhe TKOBAP i rikonstruktuar. Dirigjenti Jacopo Sipari di Pescasseroli, lindur në 1985, është diplomuar me medalje ari si dhe ka fituar cmimin “Premio speciale Golden Opera” për Gjeneratën e Re të çmimeve Oscar të muzikës lirike, si një nga dirigjentët e rinj më premtues në qiellin operistik italian, duke iu referuar veçanërisht muzikës së Puçinit. Ndërsa pianisti Giuseppe Albanese, datëlindja 1979, është ndër pianistët më të kërkuar të gjeneratës së tij. Në Itali ai ka luajtur për të gjitha sezonet më të rëndësishme të koncerteve (duke përfshirë ato të Orkestrës dell’Accademia Nazionale di S. Cecilia dhe RAI të Torinos) dhe në të gjitha teatrot më të rëndësishme. Aktualisht është pedagog në Konservatorin Tartini të Triestes.https://ata.gov.al/2022/09/02/tkob-ngre-siparin-e-sezonit-te-ri-artistik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments