Ministrja e Kulturës, Margariti ka dhënë lajmin se në Vlorë ka mbërritur libraria më e madhe lundruese në botë. Bëhet fjalë për një anije të mbushur plot me libra, të cilën ministrja Margariti e quan “anije shprese”. Anija “Logos Hope”, një panair i gjallë, me një gjatësi prej 132,5 metrash, përmban 5000 tituj librash, e ku shërbejnë 300 persona vullnetarë. “Logos Hope” ka shprehur dëshirën të qëndrojë e ankoruar në Portin e Vlorës përgjatë gjithë muajit shtator, duke pritur adhuruesit e librit ne mjediset e saj të brendshme. Margariti e ka cilësuar “një mesazh dijeje, që udhëton në të gjithë botën”. Anija që prej viteve ’70, ka pritur e përcjellë rreth 46 milionë vizitorë dhe tashmë ka prekur edhe brigjet tona”. Në postimet në rrjetet sociale nga stafi i ”Logos Hope” thuhet se ekuipazhi ndërkombëtar, nga 60 vende të ndryshme, është entuziast për ankorimin në brigjet shqiptare. Pas Vlorës libraria lundruese ka në plan të ankorohet edhe në portin e Durrësit, duke i dhënë mundësinë më shumë libërdashësve të ngjiten në bordin e saj.
Libraria lundruese më e madhe në botë
RELATED ARTICLES