Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTHidhet shorti i sezonit të ri të rrjetës

Hidhet shorti i sezonit të ri të rrjetës

Volejbolli shqiptar ka hedhur të mërkurën shinat e sezonit të ri të rrjetës, pasi në mjediset e Parkut Olimpik të Tiranës është hedhur edhe shorti i sezonit të ri të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, që njihet ndryshe si Superliga. Shorti i hedhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, në prani të përfaqësuesve të klubeve, ka përcaktuar edhe kalendarin e dy fazave të sezonit të rregullt, ndërsa më pas do të vijohet me fazën e “play-off”-eve. Siç dihet, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, Superliga do të përbëhet nga 8 skuadra, të cilat do të përballen me njëra-tjetra nga dy herë përgjatë dy fazave të sezonit të rregullt, me secilën skuadër që do të zhvillojë 14 takime. Pas mbylljes së sezonit të rregullt, skuadrat e vendit të parë dhe të dytë shkojnë direkt në gjysmëfinale të “play-off”-it për titull, ndërsa skuadrat nga vendi i 3-të në atë të 6-të shkojnë në një “para-play-off”. Fitueset e këtyre dy çifteve, vijojnë më tej betejën në “play-off” me dy ekipet e tjera, teksa në të gjitha këto përballje kualifikohet skuadra që fiton 2 nga 3 ndeshjet e luajtura, ndërsa në finale, “kampione” shpallet skuadra që fiton 3 nga 5 takimet e mundshme. Siç dihet, tek femra, “kampione” sezonin e shkuar u shpall Skënderbeu, që mposhti në duelin final Tiranën. Dhe, në një kapriçio të shortit, ky duel do të përsëritet që në nisjen e sezonit të ri, në javën e parë. Ndërkaq, tek meshkuj, “kampione” u shpall Tirana, që mposhti në duelin final Erzenin dhe përballja midis dy finalisteve të titullit do të vijë që në javën e dytë. Sezoni i ri i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra dhe Meshkuj do të nisë në javën e fundit të shtatorit.https://sport.rtsh.al/artikull/hidhet-shorti-i-sezonit-te-ri-te-rrjetes

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments