Me ndeshjen midis Spanjës dhe Bullgarisë, ka ngritur zyrtarisht siparin Kampionati Evropian i Basketbollit për Meshkuj, “Eurobasket 2022”. Ky edicion parashikohet të jetë më i forti dhe më interesanti në historinë e këtij turneu kontinental për shkak të konkurrencës së madhe për titullin e “kampiones” së Evropës. Për më tepër që “Eurobasketi” kthehet në skenë pas 5 vitesh mungesë, për shkak i epidemisë globale të virusit “Covid-19”. Herën e fundit, Kampionati Evropian u mbajt në vitin 2017, aty ku triumfoi Sllovenia. Ashtu sikundër ai i vitit 2015 dhe i vitit 2017, edhe ky edicion i Evropianit të koshit do të mbahet në 4 shtete, në Gjeorgji, në Tbilisi, në Gjermani, në Këln, në Itali, në Milano dhe në Republikën Çeke, në Pragë. Ndërkohë finalja e “Eurobasket 2022” është e parashikuar të luhet më 18 shtator në Berlin. Nga viti 1935 deri në vitin 2017, Eurobasketi është luajtur çdo dy vjet, por tani e tutje, ai do të zhvillohet një herë në 4 vjet, në kuadër të ciklit të ri 4-vjeçar të FIBA-s. Për këtë arsye, edicioni i këtij viti është tashmë një ngjarje historike. Interesant është edhe fakti se janë gjithsej 34 lojtarë të NBA-së do të marrin pjesë në “Eurobasket 2022”. Me më tepër lojtarë, 3, do të përfaqësohet skuadra e Miluoki Baks, dhe ata janë gjeorgjiani Sandro Mamukelashvili dhe grekët Jani e Thanasi Adetokunbo. Ndërkohë dhjetë skuadra tjera të NBA-së kanë nga dy përfaqësueses në evenimentin e kontinentit evropian. Në fakt, ky turne do të jetë një përzierje e lojtarëve prej të gjitha kampionateve në mbarë botën. Përfaqësimin më të madh do ta ketë Liga ACB e Spanjës me rreth 50 lojtarë. Ndërkohë, skuadrat me përfaqësimin më të madh të lojtarëve do të jenë Reali i Madridit, Armani Exchange Milano, Fenerbahçe e Cedevita, që do të kenë nga gjashtë basketbollistë secila.https://sport.rtsh.al/artikull/-eurobasket-2022-me-ngjyra-amerikane
“Eurobasket 2022”, me ngjyra… amerikane
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on