Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTEuropiani i femrave thyen rekordet e audiencës

Europiani i femrave thyen rekordet e audiencës

Kampionati Evropian i futbollit për femra, që u mbajt përgjatë muajit korrik në Angli, ka thyer rekordin e audiencës televizive të këtij turneu kontinental. Më shumë se 365 milionë njerëz ndoqën “Euro 2022” këtë verë, ndërsa 50 milionë ishin pranë ekraneve për ta parë fitoren e Anglisë ndaj Gjermanisë në finalen që u zhvillua në Stadiumin mitik “Uembli” të Londrës. Organizatorja e turneut, UEFA, ka thënë se audienca ka qenë dy herë më e madhe sesa në Evropianin e kaluar të topkëmbës së vajzave. Ndërsa vetë audienca e finales ishte 3 herë më e madhe se ajo që shikuan finalen e vitit 2017, ka bërë të ditur të mërkurën organizmi që qeveris futbollin kontinental. Në fakt, finalja e këtij turneu u zhvilluar në prani të një numri rekord prej 87,192 tifozësh dhe kurorëzoi Anglinë si më të mirën e kontinentit, pasi përfaqësuesja vendase mundi Gjermaninë 2-1, pas kohëve shtesë. Siç Kampionati Evropian i Futbollit të Femrave ishte një tjetër ekskluzivitet madhor sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar. Përgjatë gjithë rrugëtimit të tij, ai është shoqëruar nga emisioni i posaçëm, nën drejtimin e moderatores Hygerta Sako, dhe me mendimin ekspert të ish-futbollistes së njohur dhe një ndër pionierëve të topkëmbës së vajzave në Shqipëri, Aurora Seranaj, por edhe specialistit të futbollit, Gerd Haxhiu.https://sport.rtsh.al/artikull/europiani-i-femrave-thyen-rekordet-e-audiences

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments