Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART “Muaji i trashëgimisë”

 “Muaji i trashëgimisë”

Shtatori konsiderohet “muaji i trashëgimisë” dhe çdo ditë e tij, do t’i dedikohet trashëgimisë së qëndrueshme dhe aktivitetet do të kulmojnë me Ditën Europiane të Trashëgimisë. Në kushtet e ndryshimeve klimatike, por edhe të ruajtjes së identitetit në një botë gjithnjë e më globale, vëmendja është drejtuar veçanërisht te ruajtja e trashëgimisë kulturore e qasja më e shëndetshme ndaj mjedisit, për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme. “Ringritja e Kullës C, në Durrës, pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019, është simbol i këmbënguljes sonë, për të shkuar drejt kësaj së ardhmeje”, është shprehur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një postim në rrjetet sociale. Ministrja ka renditur partnerët që mbështetën financiarisht këtë proces dhe pa të cilët realizimi do kishte qenë i pamundur: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qeverinë Suedeze dhe Fondacionin “Prince Claus”.https://ata.gov.al/2022/09/01/shtatori-muaji-i-trashegimise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments