Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTTuchel : Nuk jemi aq të fortë si skuadër

Tuchel : Nuk jemi aq të fortë si skuadër

Chelsea pësoi humbjen e dytë në Premier League. U mposht 2-1 nga Southampton në St Mary’s dhe Tuchel në konferencën e shtypit nuk shkon në gjueti për alibi. Gjithashtu sepse është e vështirë të gjendet. Ky Chelsea nuk duket as një i afërm i largët i skuadrës që fillimisht u ngjit në majat e Europës dhe më pas të Botës. Trajneri I londinezëve, gjermani Tuchel ka deklaruar: “Nuk i kam përgjigjet për të gjitha pyetjet për momentin. Me sa duket nuk jemi mjaftueshëm të fortë për të fituar këto lloj ndeshjesh jashtë fushe. Është pak a shumë si ajo që ndodhi me Leeds, ku menduam se problemi ishte mosshënimi. Sot(dje) ia dolëm të gjenim golin golin por nuk më duket se cdo gjë është në rregull, perkundrazi”. “Nuk jemi mjaftueshëm të fortë si skuadër. Nuk është çështja e sulmuesit apo kush luan përpara. Skuadra vazhdon të vuajë nga goditjet standarte dhe luan futboll të dobët, pa vendosmërinë dhe ekuilibrin e duhur në fushë. Ishim me fat që nuk pësuam golin e tretë”. “Nuk jam i shqetësuar për ndeshjet që do të vijnë, nuk kam frikë nga asnjë kundërshtar sepse i njoh mirë cilësitë e natyrshme në ekipin tim. Sigurisht, nëse paraqitemi me qasjen që kemi pasur me Leeds dhe Southampton, nuk mundemi të shkojmë larg. Sa i përket ndërrimit të pronësisë mund të jetë edhe një faktor por nuk duhet të kthehet në alibi, sepse kufiri ndarës mes shpjegimeve dhe justifikimeve është shumë i hollë. Duhet të gjejmë zgjidhje, do të duhet të rrisim nivelin e performancës sepse i tanishmi nuk na mjafton”.https://sport.rtsh.al/artikull/tuchel-dorezohet-nuk-jemi-aq-te-forte-si-skuader

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments