Pas përleshjes me trajnerin e tij Vincenzo Montella, Mario Balotelli largohet nga Adana Demirspor dhe Turqia për të luajtur në Zvicër. Supermario në fakt pritet që sot t’i nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore para nënshkrimit të kontratës që do ta lidh atë me Sion deri në qershor të vitit 2025. Këtë e raporton RSI, rrjeti radioteleviziv zviceran. Gjithashtu te Sion Balotelli do të gjejë një tjetër italian, Paolo Tramezzani. Para tij, në vitin 2013, bardhekuqtë i kishte drejtuar një tjetër italian: Gennaro Gattuso, i cili ishte edhe lojtar i skuadrës zvicerane në sezonin 2012/2013. Për më tepër, sipas raporteve të shtypit vendas, Sion duhet t’i paguajë Adana Deemirspor një tarifë prej rreth 2 milionë euro për transferimin e Balotellit në Zvicër. Lojtari pritet të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me opsion për një sezon të tretë, me 3 milionë në vit.https://sport.rtsh.al/artikull/balotelli-riniset-nga-zvicra-marreveshje-me-sion
Balotelli marrëveshje me Sion
RELATED ARTICLES