Treguesi i tendencës ekonomike (ESI)në eurozonë u përkeqësua më shumë sesa pritej në muajin gusht, duke arritur nivelin më të ulët në 18 muaj, i ndikuar nga inflacioni i lartë, problemet e zinxhirit të furnizimit dhe politikat e ashpra të Kinës për koronavirusin. Sipas Komisionit Evropian, treguesi i tendencës ekonomike ra me 1.3 pikë (në 97.6 pikë) krahasuar me muajin e kaluar. Analistët kishin parashikuar një rënie deri në 98 pikë. Treguesi i tendencës ekonomike tani është në nivelin më të ulët që nga shkurti 2021 dhe mbetet nën mesataren e tij afatgjatë. Në muajin gusht u regjistrua rënia e tretë mujore radhazi. Besimi i konsumatorëve, nga ana tjetër, është përmirësuar. Tendenca ekonomike në tregtinë me pakicë dhe sektorët e ndërtimit shënoi gjithashtu një rritje.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615534
Tendenca ekonomike në eurozonë në nivelin më të ulët në 18 muaj
RELATED ARTICLES